E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ‘i gllabëroi’ 160 mijë $ për djalin e sëmurë të nënë Files?
Lajme

Kush ‘i gllabëroi’ 160 mijë $ për djalin e sëmurë të nënë Files?

Pamjet e nënë Files dhe djalit të saj 19-vjeçar, të prekur nga gazi lotsjellës dhe spraji me piper gjatë protestës së 23 korrikut para Parlamentit, prekën mijëra shqiptarë dhe nxitën një valë solidariteti në rrjetet sociale.

Nëna dhe djali i saj u filmuan të përqafuar dhe të përlotur gjatë protestës, pamje që më pas u shpërndanë gjerësisht në rrjet.

Pas publikimit të tyre, në platformën GoFundMe u hap një fushatë për mbështetjen e familjes. Brenda një kohe të shkurtër, donacionet arritën në mbi 160 mijë dollarë.

Por tashmë, një prej qytetarëve që ka kontribuar në këtë fushatë kërkon informacion të plotë mbi mënyrën se si janë administruar paratë e mbledhura.

Arjan Koçi, një prej protestuesve, ka ngritur publikisht pyetjen se çfarë ka ndodhur me shumën e donacioneve dhe nëse ajo i është dorëzuar familjes për të cilën u hap fushata.

“Kam dhuruar mbi 10 mijë dollarë. Dua të di çfarë ndodhi me 160 mijë dollarët që u mblodhën për nënë Filen”, shprehet Koçi.

Kërkesa për transparencë nuk vjen vetëm prej tij. Edhe qytetarë të tjerë që kanë kontribuar në fushatë kërkojnë të dinë shumën përfundimtare të mbledhur, mënyrën e administrimit të donacioneve dhe destinacionin e tyre.

Në këtë situatë, fokusi është zhvendosur tashmë te nevoja për një pasqyrim të qartë të të ardhurave nga fushata dhe mënyrës se si fondet janë përdorur ose i janë transferuar familjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.