E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ishte Elvis Shkambi që vrau gjyqtarin Kalaja? Studioi për histori, por nuk u diplomua
Flash

Kush ishte Elvis Shkambi që vrau gjyqtarin Kalaja? Studioi për histori, por nuk u diplomua

Ngjarja e rëndë që tronditi dje Gjykatën e Apelit ka marrë jehonë edhe jashtë vendit. Elvis Shkambi, 30 vjeç, hyri i armatosur në sallën e gjyqit dhe hapi zjarr ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e lënë të vdekur në vend dhe plagosur dy persona të tjerë.

Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë autorin pak minuta pas ngjarjes, i qetë dhe me duar në xhepa përpara gjykatës. Teksa forcat e policisë e kërkonin, Shkambi ngriti duart duke u dorëzuar me fjalët: “Jam unë”.

Një ditë pas arrestimit, tensioni u rrit edhe më shumë pas deklaratave të xhaxhait të tij, i cili paralajmëroi hapur se “kushdo që do ta dënojë nipin, do të ketë të njëjtin fat si Astrit Kalaja”. Në fjalën e tij, ai akuzoi shtetin për vrasjen dhe theksoi se nipi ishte “djalë i shkolluar me 16 vite”. Dokumentet tregojnë se Shkambi ka qenë i regjistruar në programin “Histori” në vitet 2013-2014, por nuk është diplomuar.

Ngjarja ka ngritur alarmin për sigurinë në sallat e gjyqeve dhe ka shkaktuar debat të gjerë mbi masat e kontrollit dhe përgjegjësinë institucionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.