E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë dy ish-banorët e Big Brother që do të futen në “BBV3” të shtunën
Lajme

Kush janë dy ish-banorët e Big Brother që do të futen në “BBV3” të shtunën

Në fund të spektaklit të kaluar të së martës, moderatori Ledion Liço njoftoi se ditën e shtunë do t’i bashkoheshin shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 3” dy banorët të rinj.

Së fundmi, në media po aludohen edhe emrat e dy personazheve që do të bëhen pjesë e garës së BBV3, të cilët janë dy ish-banorë të edicioneve të kaluara, jo me personazhe VIP. Bëhet fjalë për Jetmir Salajn dhe Liam Mandiaron.

Jetmir Salaj ka qenë fitues i “Big Brother Albania 5”, ndërsa Liam Mandiaron ka qenë pjesëmarrës në po të njëjtin edicion.

Sipas Ledion Liços, ata do të trondisin shtëpinë e “BBV3”, por kjo mbetet për t’u parë, pasi koha ka treguar se në shumicën e rasteve futjet me shumë bujë kanë rezultuar dhe dështime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.