E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë ekipet e para që kanë siguruar biletën për Botërorin 2026
Lajme

Kush janë ekipet e para që kanë siguruar biletën për Botërorin 2026

Kupa e Botës 2026 po merr gjithnjë e më shumë formë, ndërsa disa kombëtare kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në turneun historik që do të zhvillohet në tre kontinente: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ky edicion i “Botërorit” do të jetë i pari me 48 skuadra, duke e shndërruar këtë ngjarje në një festë të vërtetë futbolli.

Nga Oqeania, është Zelanda e Re që ka siguruar biletën për në këtë turne. Ndërkohë, në Azi, shtetet si Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite kanë arritur të kalojnë fazën e kualifikimeve dhe të sigurojnë biletën e tyre në turne.

Në Amerikën e Jugut, kombëtaret që kanë kaluar me sukses kualifikimet janë Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia. Ndërsa nga Afrika, do të kenë mundësinë të garojnë Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.

Pjesëmarrësit nga Evropa janë ende të pakët në këtë fazë, me Anglinë që ka siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa shumë skuadra të tjera janë ende në garë për vendet e mbetura, të cilat do të përcaktohen deri në fund të muajit nëntor.

Kupa e Botës 2026 do të jetë më e madhja në histori, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe zhvilluar në 16 qytete pritëse në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.