E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me barnat
Flash

Kush janë personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me barnat

Kush përfitoi dhe kush u përfshi nga FSDKSH dhe CFO Pharma

Pas disa muaj hetimesh intensive, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të gjerë mashtrimi me barnat e rimbursueshme “Foster” dhe “Trimbow”, ku janë përfshirë drejtues të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe disa kompani farmaceutike.

Në përfundim të hetimeve, janë dhënë tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në qendër të hetimit ndodhet kompania “CFO Pharma”, me drejtues Nadir Çausholli dhe i administruar nga Frigul Milla, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, ata kanë paraqitur fatura dhe inventarë fiktivë për të përfituar fonde të rimbursimit nga shteti.

Mes të hetuarve janë edhe drejtori i përgjithshëm i FSDKSH, Spartak Zekja, i arrestuar, si dhe punonjëset e institucionit Zade Mali, Romina Agalliu dhe Esjana Gjishti, ndaj të cilave janë caktuar masa ndalimi dhe pezullimi nga detyra.

Po ashtu, masë sigurie “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur” është vendosur për Alba Zylfo, Jona Berberi dhe Lorela Ballabani, të dyshuara për përfshirje në veprime fiktive dhe fshehjen e të ardhurave.

Hetimet, të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, zbuluan një skemë të organizuar që lejonte kompanitë farmaceutike të përfitonin në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha nga fondet publike të rimbursimit të barnave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.