Ikën Topi, Suela Popa merr drejtimin e FSDKSH-së
Në foto: Ilir Topi, drejtori i deritanishëm i Fondit të Kujdesit Shëndetësor
Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Ilir Topi, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë më 23 shtator 2026 nga ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu.
Drejtimin e Fondit e merr Suela Popa.
Fillimisht, media raportoi se si pasuese e mundshme e Topit përmendej Rexhina Bici, aktualisht zv.drejtuese e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore. Sipas të njëjtit raportim, Bici kishte punuar më herët në kompaninë farmaceutike CFO Pharma, ndërsa emri i saj përmendej në një raport kontrolli të FSDKSH-së.
Suela Popa. vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Dorëheqja është formalizuar ditën e sotme, ndërsa në orën 09:00 është firmosur me Këshillin Administrativ procedura për largimin e tij nga detyra.
Topi e mbajti drejtimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth katër muaj.
Ndërkohë, drejtuesi i ri i institucionit pritet të prezantohet sot në orën 11:00 nga ministrja e Shëndetësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



