E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush janë  rektorër e rinj që u zgjodhën në universitete
Lajme

Kush janë rektorër e rinj që u zgjodhën në universitete

Në universitetet publike të vendit u zhvilluan sot zgjedhjet akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik.

Në Universitetin e Tiranës u rizgjodh rektor Artan Hoxha, në Fakultetin e Mjekësisë rektor u zgjodh prof. Xheladin Draçini me shumicë absolute.

Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli, tek Politekniku është zgjedhur rektor prof. Akil Fundo, në Universitetin Bujqësor u rizgjodh Fatbardh Sallaku, ndërsa tek Universiteti i Sporteve do të jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zgjodh rektor Tonin Gjuraj, në Universitetin “Fan Noli” Korçë u zgjodh rektor i ri Lorenc Ekonomi, ndërsa Aurela Saliaj u zgjodh rektore e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës mandatin 4-vjeçar për rektor të këtij universiteti e ka fituar pedagogu dhe ish-dekani Shkëlqim Fortuzi.Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zgjodh rektore Elvira Fetahu dhe në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Jaho Canaj.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 16:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.