Kush janë vrasësit me pagesë që do ekzekutonin anëtarin e një prej bandave kriminale në Durrës

rëndësishëm të një bande kriminale në Durrës, arrestohen tre ekzekutorët me pagesë që kishin marrë përsipër atentatin.
Policia e Durrësit bëri të ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 10 vite burg në Gjermani për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja” dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.
Planifikuan të ekzekutonin anëtarin e
Këta shtetas në momentin e arrestimit ishin duke qarkulluar me automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Aldi Mustafa në lagjen 15 të qytetit, ndërsa në mjet kishin edhe tri pistoleta dhe një mitraloz të lehtë që mendohet se do përdornin për të kryer “porosinë” (vrasjen).
Sipas burimeve, në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.
KUSH ËSHTË ALDI MUSTAFA
Mësohet se Aldi Mustafa është një personazh i njohur në qytetin e Durrësit, pasi disa vite më parë kishte njohje dhe shoqërohej me drejtues të bandave kriminale që dominonin qytetin bregdetar.
Ndonëse Policia e Durrësit nuk e ka pasur të skeduar, Mustafa është dënuar nga drejtësia gjermane me 10 vite burg për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sipas burimeve të Policisë, Aldi Mustafa, ka njohje dhe miqësi me Plaurent Dervishaj, person ky që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK-u, për akuzën e vrasjes së Klodian Saliut në muajin shkurt 2005.
Pavarësisht se Mustafa dhe Dervishaj kishin njohje me njëri-tjetrin, kohët e fundit, mësohet se ai shoqërohej dhe me Aleksandër Lahon, ose “Rumin” e Shijakut, që dy vite më parë mbeti i plagosur rëndë në atentatin me armë që iu krye te mbikalimi i Shkozetit.
Në atentat mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Bashkë me dy miqtë e tij, ishin duke kryer përgatitjet e fundit për të kryer atentatin për llogari të një bande kundrejt pagesës, atentat që për fat të mirë nuk u arrit të realizohej.
ATENTATI I DËSHTUAR
Aldi Mustafa, Uran Zyka nga Shijaku dhe Tahir Gjinika, po grumbullonin sasinë e armëve dhe po përgatiteshin të kryenin atentatin, por disa veprime të pastudiuara mirë ngritën dyshimet e Policisë, e ila nisi t’i mbante nën vëzhgim e përgjim.
“Policia kriminale e Durrësit kishte marrë informacion për lëvizjen e tyre me armë, falë përgjimeve parandaluese, ku ka rezultuar se këta persona po organizoheshin për të transportuar diçka”, thanë burime nga grupi hetimit për gazetën “Panorama”.
Menjëherë, Policia organizoi operacionin për arrestimin e tyre, duke bërë të mundur edhe sekuestrimi e disa armëve të zjarrit që dyshohet se do përdornin në atentat.
Ajo që ka ngritur mjaft dyshime të forta se tre personat do kryenin vrasje, është fakti i sekuestrimit të një mitralozi prodhim sovjetik, në sediljen e pasme të automjetit luksoz tip “BMW”.
“Armatimi i rëndë do përdorej nga anëtarët e grupeve kriminale në Durrës, që tashmë kanë nisur një ‘luftë’ të hapur në këtë qytet, ‘luftë’ e cila e ka zanafillën qysh prej konflikteve për çështjen e pronave në gjirin e Lalëzit, duke vijuar me regjistrimin e viktimave nga të dyja palët”, thanë burime nga grupi hetimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



