E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush mund të jetë kandidat i pozitës në KUKËS?!
Lajme

Kush mund të jetë kandidat i pozitës në KUKËS?!

Nenkryetari i bashkisë Granit Gjana

Një video erotike që shfaq kryetarin e bashkisë së zgjedhur në detyrë, presidentin e FK Kukësit, Safet Gjici, është publikuar në rrjetet sociale.

Fillimisht u raportua se kjo video do të shfaqej në një emision investigativ në një televizion kombëtar, por më pas u zbulua se emisioni u ndryshua dhe videoja u shpërnda në rrjetet sociale. Kryebashkiaku u shkarkua dhe ai deklaroi dorëheqjen nga detyra, duke kërkuar ndjesë për videon.

Opozita kërkoi që të shpallen zgjedhjet në bashkinë e Kukësit dhe të zhvillohen sa më shpejt. Mediat afër qeverisë po përpiqen të identifikojnë personin ose autorin e videos dhe të zbulojnë motive të saj, duke e quajtur atë shantazhuese ose gjobaxhie.

Tani, pas shkarkimit të Safet Gjicit, pritet që të zhvillohen zgjedhjet në Kukës. Procedura për zgjedhjet fillon me deklarimin e vakanca nga Prefekti i Qarkut të Kukësit, njoftimi i Qeverisë nga Prefekti, dhe shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Data e zgjedhjeve nuk mund të jetë më vonë se 45 ditë ose më pak se 30 ditë pas njoftimit të Presidentit. Kështu, në raste normale, zgjedhjet mund të mbahen në mes të muajit gusht, duke marrë parasysh procedurat dhe afatet e nevojshme.

Por kush mund të jete kandidati që mund te zëvëndësojē Safet Gjicin?

Nuk ka një figurë  nga PS e Kukësit  që do të zinte vendin si kandidat në zgjedhjet e reja. Më i përfoluri në stafin e ngushtë të Pandeli Majkos  si  i deleguar nga qendra për  qarkun e   Kukësit mbetet  nënkryetari aktual i bashkise  Granit Gjana.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.