E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit Hoti-Vuçiç
Bota

Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit Hoti-Vuçiç

Mediat e Kosovës raportojnë se pro votuan vetëm deputetët e opozitës, ndërsa deputetët e mazhorancës abstenuan.

Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua në 4 shtator 2020 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Sjellim në vëmendje që SHBA-të kanë deklaruar se presin nga Kosova dhe Serbia që t’iu përmbahen detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit.

Mosvotimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit nuk duhet të shihet si mosvlerësim i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë për Radion Evropa e Lirë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje kundërshton nismën e ‘mini-Shengenit’ dhe ndarjen e resurseve me Serbinë për Liqenin e Ujmanit.

“Janë dy parime përmbajtjesore. E para është që në asnjë mënyrë ose në asnjë formë mosmbështetja e kësaj rezolute sot nuk lidhet me mosvlerësimin e rolit të SHBA-së, e kundërta. Si Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeveria e Kosovës mbeten të përkushtuara në një partneritet strategjik, i cili është i veçantë për Kosovën dhe popullin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin në të gjitha sferat në veçanti edhe në raport me procesin e dialogut. Parimi tjetër është që Kosova në dialogun nuk hyn si palë e cila duhet të konsiderojë se duhet të vazhdojë të bëjë kompromise të mëtutjeshme, por si dy shtete që do të diskutojnë për një të kaluar, ku Serbia ishte agresori dhe Kosova viktima”, thotë Kusari-Lila.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.