E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi i Maqedonisë voton propozimin francez, i hapet rruga edhe Shqipërisë
Bota

Kuvendi i Maqedonisë voton propozimin francez, i hapet rruga edhe Shqipërisë

Pas 3 ditësh debate, me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 16 korrik miratoi propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Në momentin e votimit opozita braktisi sallën në shenjë proteste, ndërkohë që ky hap i rëndësishëm pritet ti hapë rrugë konferencës së parë ndërqeveritare edhe për Shqipërinë.

Në Shkup janë zhvilluar protesta kundër propozimit francez, të cilat janë organizuar nga opozita maqedonase.

Me miratimin nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut të propozimit francez, pritet që javën e ardhshme të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.

Liderët europianë i kishin bërë thirrje Shkupit zyrtar që të pranonte propozimin francez, ndërsa partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka kundërshtuar fort.

Nëse propozimi francez nuk do të ishte miratuar nga Parlamenti maqedonas, Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar dy ditë më parë nga një konferencë me eurokomisionerin Varhelyi se Shqipëria do të bënte kërkese zyrtare për t’u ndarë nga procesi me Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave.

Drafti parashikon që së pari të garantohet futja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe.

Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”.

Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij.

Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore. Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.