Kuvendi “i mori” anëtarin e Kushtetueses, vjen reagimi i parë nga Presidenca
Pas votimit ne Kuvend te dy anetareve te reja te Gjykates Kushtetuese dhe marrjes se kompetencave te Presidentit Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, vjen reagimi nga zedhenesi i kreut te shtetit.

Tedi Blushi me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, shkruan se “Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!”
Postimi i Tedi Blushit
Asgjë e re nga fronti i Ramaformës!
Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!
VOTIMI NE KUVEND
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha sot se kreu i shtetit nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar.
Po ashtu, Ruçi ka njoftuar se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Meta.
Ndërkohë që sot janë votuar 2 kandidatet e vetme në listë.
Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim.
Ndërsa anëtarja e re është zgjedhur Fjona Papajorgji, edhe kjo mbeti alternativa e vetme në listën e Kuvendit.
Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.
Maxhoranca dhe opozita e re kanë bashkuar votat sot në Parlament për të zgjedhur 4 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Parlamenti ka marrë sot kompetencën e Presidentit Meta, duke quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Gramoz Ruçi tha sot se kreu i shtetit nuk është shprehur brenda afatit dhe për këtë arsye, kandidati i parë në listë do të konsiderohet si i miratuar.
Po ashtu, Ruçi ka njoftuar se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Meta.
Ndërkohë që sot janë votuar 2 kandidatet e vetme në listë.
Elsa Toska ka marrë votat e 105 deputetëve të pranishëm në Parlament, 2 vota kundër dhe 9 vota abstenim.
Ndërsa anëtarja e re është zgjedhur Fjona Papajorgji, edhe kjo mbeti alternativa e vetme në listën e Kuvendit.
Papajorgji mori 105 vota pro, 3 kundër dhe 8 vota abstenim.
Votimi
Elsa Toska, Anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Votimi
105 pro
2 kundër
9 abstenim
Fjona Papajorgji, Anëtare e Gjykatës Kushtetuese
105 pro
3 kundër
8 abstenim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



