E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi Kombëtar i konsideroi “nul” vendimet e marra nga Berisha/ Basha mbledh sot në mbrëmje Kryesinë e Partisë Demokratike
Publik News

Kuvendi Kombëtar i konsideroi “nul” vendimet e marra nga Berisha/ Basha mbledh sot në mbrëmje Kryesinë e Partisë Demokratike

Pas përfundimit të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar do të zhvillohet sot në orën 19:30 mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Mbledhja mbahet në një ditë kur ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon një referendum, ku anëtarë të PD-së në rrethe po votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Në Kuvendin e PD u miratua rezoluta me 12 vendime të miratuara nga Këshilli Kombëtar. Rezoluta e konsideron Kuvendin e Sali Berishës një tubim dhe vendimet e marra prej tij si “nul”.

Duke theksuar se Berisha falsifikoi simbolet e PD, Këshilli Kombëtar shton se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.