Kuvendi miraton Komisionin e Verifikimit të Mandateve, kush janë 9 deputetët nga mazhoranca dhe opozita
Kuvendi i ri, në drejtimin e deputetes më të vjetër, Luljeta Bozo ka miratuar deputetët që do të jenë pjesë e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve.

Raporti është 5 deputetë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.
Kështu, nga mazhoranca u propozuan: Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu.
Nga Opozita u propozuan deputetët: Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli, Belind Këlliçi.
Anëtarët e Komisionit u miratuan në mënyrë unanime me votë të hapur.
Tashmë, ky komision do të caktojë kryetarin dhe më pas do të paraqesë raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



