E enjte, 19 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Kuvendi miraton pas mesnate projektbuxhetin, kalojnë edhe 5 ligjet e paketës së re fiskale
Lajme

Kuvendi miraton pas mesnate projektbuxhetin, kalojnë edhe 5 ligjet e paketës së re fiskale

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027, në një seancë që përfundoi pak pas mesnatës. Dokumenti financiar për vitin e ardhshëm mori mbështetjen e 80 deputetëve, duke kaluar kështu fazën e parë të shqyrtimit parlamentar.

Buxheti i vitit 2027 parashikohet të kapërcejë vlerën e 10 miliardë eurove. Gjatë prezantimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si një plan financiar që synon të rrisë mbështetjen për sektorët kryesorë të vendit, duke vënë theksin te mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia, bujqësia, mbrojtja dhe siguria kombëtare.

Sipas qeverisë, projektbuxheti është ndërtuar mbi tri prioritete kryesore: përmirësimin e mirëqenies dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve, ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe qëndrueshmërisë së financave publike, si dhe financimin e investimeve e reformave që lidhen edhe me procesin e integrimit europian.

Miratohen edhe pesë projektligje të paketës fiskale

Përveç projektbuxhetit, gjatë së njëjtës seancë plenare Kuvendi miratoi edhe pesë projektligje që janë pjesë e paketës së re fiskale, të cilat prekin disa prej ligjeve kryesore që rregullojnë sistemin e taksave dhe administrimin tatimor.

Me 80 vota pro u miratuan ndryshimet dhe shtesat në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), si dhe ndërhyrjet në ligjin për Procedurat Tatimore.

Ndryshimet në ligjin për Taksat Kombëtare morën 79 vota pro, ndërsa ato që lidhen me ligjin për Akcizat u miratuan me 80 vota.

Në të njëjtën seancë, deputetët votuan edhe ndryshimet në ligjin për Strehimin Social, të cilat morën mbështetjen e 70 deputetëve.

Ndryshim edhe për Komisionin e Reformës Territoriale

Një tjetër vendimmarrje e Kuvendit ishte miratimi me 80 vota pro i projektvendimit për ndryshimin e vendimit që parashikon ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Kështu, përmes votimeve të zhvilluara në orët e para të 19 nëntorit, mazhoranca siguroi miratimin në parim të projektbuxhetit 2027, ndërsa Kuvendi kaloi njëkohësisht edhe paketën e re fiskale dhe ndryshime të tjera ligjore.

Screenshot
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.