Kuvendi miraton pr.ligji për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, rrëzohet lista e KLP-së dhe KLGJ-së
Kuvendi ka miratuar sot kalimin e projektligjit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Me 74 vota pro, pr.ligji u miratua sot në një seancë jo normale. Opozita vijon të thërrasë “kriminel, hajdut”, ndërkohë që Ruçi vijon të hapë votimet e rendit të ditës, të cilat po kalojnë pa votimin e Opozitës.
Nga ana tjetër është rrëzuar lista e anëtarëve të KLP dhe KLGJ pasi për miratimin e tyre duheshin 94 vota. Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e Opozitës për ndryshimin e ligjit në arsim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



