E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kuvendi nis me tensione, opozita bllokon foltoren; Nikolla përjashton Bardhin
Lajme

Kuvendi nis me tensione, opozita bllokon foltoren; Nikolla përjashton Bardhin

Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare, ku do të bëhet votimi i ministrave të rinj. Gazment Bardhi është përplasur me Lindita Nikollën, pasi kreu i grupit të PD ka kërkuar debat. Kjo ka sjellë tensione dhe Nikolla vendosi përjashtimin e Bardhit.

Më pas Bardhi dhe deputetët e tjerë u afrun te foltorja, duke sulmuar Ramën dhe Nikollën me fjalët: “Hajdut, hajdut”. Më pas ndërhynë forcat e Gardës.

Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer dhe se ka thënë se ishte sëmurë, duke iu referuar njoftimit të saj për tërheqjen nga detyra për arsye shëndetësore në seancën e të premtes.

Nikolla po ashtu i është përgjigjur Bardhit duke përsëritur thirrjet se ky i fundit është përjashtuar nga seanca, ndërsa ka shtuar se demokratit duhet “t’i vijë turp për fjalët e përdorura”.

Pjesë nga debati:

Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!

Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë. Të shkarkoi si leckë.

Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.

Bardhi: Tju vijë turp.

Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.