KUVENDI/Kryemadhi: Ramës do t’ja nxijmë jetën!
Të përjashtohet Bushati!
Gramoz Ruçi ka përjashtuar këtë të enjte nga seanca plenare plot tre deputetë të opozitës, por standardi deri më tani është i dyfishtë pasi asnjë fjalë nuk është thënë për veprimin
e Ministrit Dimtir Bushati, i cili goditi me ujë opozitarët e mbledhur në podiumin e kuvendit.
Në përfundim të seancës, Monika Kryemadhi u shpreh se vendimi i Ruçit është plotësisht i padrejtë, teksa shtoi se opozita nuk do ta lërë me kaq, por “do t’ja nxijë jetën” kryeministrit!
Kryemadhi: I pari që duhet përjashtuar është Edi Rama, ai duhet të përjashtonte sot Ditmirin se ai qëlloi. Por nuk e lëmë me kaq, nuk e lëmë, do t’ja nximë jetën. Ai i ikën përgjegjësive të fëmijëve, të familjes. Ai s’do me dit për familjen e vetë, jo më për shqiptarët”,- tha Kryemadhi.
Kryemadhi ka bërë dhe një thirrje drejtuar socialistëve të thjeshtë.
Kryemadhi: Unë nuk kam pasur ndonjë iluzion, por për çdo socialist që mendon se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore le ta shohë./Gazeta
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



