E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky e voton Partinë edhe nëse ajo ia heq pensionin fare
Lajme

Ky e voton Partinë edhe nëse ajo ia heq pensionin fare

Fier – qyteti i frikës dhe i patronazhistëve: PS sundon përmes vendit të punës dhe pensionit

Në qarkun e Fierit, Partia Socialiste ka zëvendësuar politikën me makinerinë e saj patronazhistike, duke mbjellë frikë dhe klientelizëm. Një reportazh  i BIRN zbulon se administrata publike është shndërruar në mjet presioni dhe përfitimi elektoral: punësime për vota, heshtje për mbijetesë, dhe një klimë terrori ku as pensionistët nuk ndihen të lirë të flasin.

Nga fshatrat e Libofshës, tek qyteti i Divjakës e deri në zemër të Fierit, qytetarët përshkruajnë një realitet ku mbështetja për opozitën mund të të kushtojë vendin e punës apo edhe jetesën. “Ky e voton Partinë edhe nëse ia heqin pensionin fare,” thotë një qytetar, duke përmbledhur me cinizëm skemën ku shteti ka zëvendësuar bindjen politike me patronazhin.

Në një shoqëri të plakur, me varfëri galopante dhe mungesë shpresë, pensionistët janë kthyer në shënjestra elektorale të çdo partie, ndërsa premtimet për 400 euro pension ngjajnë me reklamat e llotarive. Në Fier, ku mbi 40% e votuesve janë mbi 65 vjeç, patronazhistët nuk kontrollojnë vetëm votat, por edhe të ardhmen.

Diktatura nuk vjen më me tanke. Në Shqipëri, vjen me vendin e punës, me listën e patronazhistëve, me heshtjen si çmim për mbijetesën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.