Ky është 62-vjeçari që vrau gruan e tij në Shkodër
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar nga Policia e Shkodrës si autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 13:00 në zonën e Unazës Lindore të qytetit të Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake, 62-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje, në pragun e derës së banesës.
Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë, arma e gjahut e përdorur në krim është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e motivit që çoi në këtë krim të rëndë brenda familjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




