E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është Abaz Doku që abuzoj  seksualisht me 15-vjeçaren
Publik News

Ky është Abaz Doku që abuzoj seksualisht me 15-vjeçaren

Personi që shihni në foton më poshtë është 65 vjeçari Abaz Doku, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht një 15 vjeçare në Tiranë.

65 vjeçari është arrestuar tashmë nën akuzën e “dhunës seksuale me të mitur”.

 

 

abaz doku

65 vjeçari Abaz Doku

Doku ka qenë roje në një prej shkollave të zonës së njohur si Bregu i Lumit në Tiranë, ndërsa ngacmimet dhe përndjekjet ndaj të miturës kishin nisur një vit më parë, kur ajo ishte në klasë të 8-të.

Përveç 65 vjeçarit, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, kryesisht të rinj të cilët nëpërmjet shantazhit me video kishin arritur të kryenin marrëdhënie me vajzën.

Më pas roja është hequr nga puna dhe përndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pas këtij episodi, vajza është dorëzuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me 65-vjecarin në një banesë që ai kishte nën kujdes.

Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka cuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjec. Aparatet celulare të 65 vjecarit dhe 20 vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65 vjecarit në komisariatin nr. 4 ku është pyetur për ngjarjen e më pas është bërë transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr. 5 ku është bërë përgjimi ambiental i tyre dhe ka rezultuar se 65 vjecari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe për 20 vjeçarin ka prova të pa kundërshtueshme të abuzimit me të miturën.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjec kanë thënë se kanë njohje me vëllain e vajzës, e kanë shok dhe se nuk e kanë shantazhuar por vetëm i kanë thënë se kanë dijeni për videon e saj intime.

Vajza është në gjendje të rëndë psikologjike dhe nën asistencë të qendrës ARSIS ka dhënë dëshminë e saj për gjithë ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.