“Ky njeri pështyn mbi veten” Sali Berisha nxjerr bllof Edi Ramën me një video
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të dielë në rrjetin social një video ku tregohet sesi Rama ka mbajtur dy qëndrime në lidhje me paratë me të cilat ka ndërtuar shtëpinë e tij në Surrel.
Mbrëmjen e djeshme kryeministri tha se shtëpia në Surrel është falë parave të bashkëshortes Linda Rama, por ndryshe deklaronte disa javë më parë teksa zhvillonte një takim me një sërë studentësh në qytetin e Vlorës.
Në atë “kohë” Rama u pyet nga një student se ku i kishte gjetur ai paratë për të bërë një vilë aq të madhe, një pyetje e cila erdhi si një kundërpërgjigje për kryeministrin i cili i tha studentit se ku e kishte blerë celularin e shtrenjtë që mbante në dorë.
Kryeministri do të përgjigjej për pyetjen e parave të shtëpisë, duke thënë se dhe ai ka qenë në emigrim për vite me rradhë, duke lënë të nënkuptuar se paratë për shtëpinë e kishte bërë në emigrim, këtu e 20 vite më parë.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/514980588990652/?t=0
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



