Ky që shikoni në foto, Aldo Hasani i nguli thikën tre adoleshentëve në Shkodër, shkak u bë një vajzë
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i përgjakshëm mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës, pranë lagjes “Qemal Stafa”.
Aldo Hasani, 18 vjeç është personi që ka plagosur me thikë 3 adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç në ambientet e një lokali. Adoleshentët po marrin mjekim në spital dhe mësohet se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë. Prej disa orësh ai u mbajt në sallën e operacionit.
Por si nisi sherri dhe cilat ishin arsyet?
Mësohet se gjithçka ka nisur në ambientet e një lokali dhe shkak janë bërë ngacmimet ndaj një vajze, bashkëmoshatare me ta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



