E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit”- Rama nuk pranon të përgjigjet: Unë mund të rri këtu edhe për 550 pyetje
Lajme

“Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit”- Rama nuk pranon të përgjigjet: Unë mund të rri këtu edhe për 550 pyetje

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të opozitës në Komisionin Hetimor me pretendimin se kryetarja bën komente. Kreu i qeverisë tha se kjo që po bëhet ndaj tij është bullizëm. Ndërsa deputeti i PD, Helidon Bushati e ironizoi duke thënë “pse ka edhe njerëz që të bullizojnë?”

Pas disa minutash debate dhe replika, Rama u shpreh se do të japë përgjigje, por me kushtin që të mos bëjnë komente dhe të mos e ndërpresin gjatë përgjigjes.

“Në momentin e parë që do bëni ndërhyrje kooperativiste unë do ndërpres komunikimin me ty”, tha Rama.

Replikat

Rama: Unë këtu që ta dish ti kam ardhur për lekët, për ato kam ardhur. Do sqarojmë sot lekët e shqiptarëve një më një. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit, sepse mezi po ri tani dhe mos më thuaj që po dëgjon. Mos më ndërprit më. Të jetëe e fundit

Tabaku: Këtë ton mbajeni me vartësit tuaj. Do ti dëgjoni të 51 pyetjet

Rama: Unë do ti dëgjoj, por nuk do përgjigjem. Unë juve nuk ju përgjigjem më, ju vazhdoni bëni pyetjet. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.

Bushati:  E pranove që ka njerëz që të bullizojnë?!

Felaj: Ka mundësi të dëgjohemi në këtë komision dhe të vazhdojmë punën për të cilën jemi mbledhur. Ne kemi vendosur bashkë kush do ishin dëshmitaret. Ligji për komisionet hetimore, ligji na jep të gjithëve që të pyesim dëshmitarët. E kemi toleruar këtë që kryetarja merr fjalën dhe thotë do bëj 51 pyetje.

Tabaku:  Zonja Felaj, ju e njihni rregulloren e këtij komisioni

Rama: Unë rri këtu për 550 pyetje, por duke qenë se nuk jam nga ata që tërhiqem kollaj nga fjala ime. Unë jam gatoi t’ju jap një shans tjetër me një kusht. Nuk më ndërprisni, nuk komenti dhe unë do të jem brenda objektit. Në momentin e parë që do bëni ndërhyrje kooperativiste unë do ndërpres komunikimin me ty.

Teksa kreu i qeverisë Edi Rama fliste për inceneratorët në Komision, ai u ndërpre nga deputeti i PD, Lefter Gështenja.

Edi Rama: Bëhet dhe pa pagesë po bëhet si në Sharrë, si në Elbasan. Bëhet si në Fier, ku digjeshin rrugëve. Këto janë pagesa për kompaninë, nuk janë pagesë për ndonjë aferë, por për ton. Do më lejoni t’ju them se është e njëjta gjë. Pagesë për ton për një shërbim që sot është ekselente. Mund të shkoni me fëmijët

Jorida Tabaku: Ule tonin e zërit. Jemi të interesuar nga buxheti i shtetit. Ule! Po ju dëgjoj me shumë qetësi

Edi Rama: Mos më ndërhy dhe toni im i zërit ulet. Do i marrim me radhë, por më lë të mbaroj këtë. Se sapo del gjëja ndryshe vjen thirrja për qetësi. Të lutem jo me mua. Më lër të mbaroj. Pse më ndërhyn?

Edi Rama: Do përqëndrohemi tek lekët, se aty është problemi. Do përqëndrohemi tek paratë e shqiptarëve që keni bërë hagare. Kjo është aritmetika e delegatëve. Plehërat përpunohen me para, ka pasur një model dhe ka qenë modeli i qeverive paraardhëse.

Lefter Gështenja: Edhe Bashkive…

Edi Rama:Si je zoti Gështenja? Do më lësh të thyej arrat e mia, pastaj me gështenjat? Po ai po qesh më. Ju duket normale që ai ndërhyn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.