E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laç, një nga viktimat, ish-futbollisti i Superiores
Lajme

Laç, një nga viktimat, ish-futbollisti i Superiores

Një nga dy te rinjte e vrare mbreme në qytetin e Laçit ka qene ish-futbollisti i Kategorisë Superiore dhe të Parës, Kelvin Jushi, i cili së fundmi mbante emrin Jani Jushi.

 

Në faqen zyrtare të FSHF-së rezulton se Jushi ka qenë aktiv deri në vitin 2014-të, teksa në të kaluarën është aktivizuar me Laçin, Kastriotin dhe Mamurrasin.

jushi-1e65f7880fa0d1b940e31def828c64ef602c72bf5ee16a5b6246

Mësohet se përplasja me armë zjarri ku mbeti i vrarë Kelvini dhe kushëriri i tij, Mikel Jushi, ndodhi në një prej lokaleve të qytetit të Laçit të njohur si “Piaza”. Lokali ishte në pronësi të Mikel Jushit, djalit të xhaxhait të ish-futbollistit.

Laci

Të dy personat, pak pas ngjarjes u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë. Por, ende pa mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, ata kanë ndërruar jetë për shkak të plumbave që morën në atentat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.