Lahej në det, humb jetën papritur te Gjiri i Lalzit
Ajo që ishte planifikuar si një ditë pushimi dhe çlodhje, është kthyer në një tragjedi për një të moshuar nga Tirana. Një ditë më parë, 68-vjeçari me iniciale Xh.Sh. ka humbur jetën teksa lahej në det.
Sipas policisë, 68-vjeçari i cili ka ndërruar jetë gjatë kohës kohës që ka qenë duke u larë në det, vuante nga probleme shëndetësore.
“Më datë 18.07.2018, tek Gjiri Lalzit, ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke u larë në det, shtetasi Xh.Sh., 68 vjeç , banues në Tiranë, i cili vuante nga probleme shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim”, njoftoi zyrtarisht policia e Durrësit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



