E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i madh: Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Lajme

Lajm i madh: Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

vendimi hyn në fuqi më 3 shtator

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i ka kërkuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit që të njoftojë operatorët tregtarë se, duke nisur nga data 3 shtator, nuk do të lejohet më importi i mishit nga Brazili.

Vendimi vjen pas qëndrimit unanim të ekspertëve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, lidhur me përdorimin në Brazil të medikamenteve veterinare që ndikojnë në rritjen e masës muskulore të kafshëve.

Sipas informacionit të përcjellë, Ministria e Bujqësisë i ka dërguar një shkresë AKU-së, ku kërkon marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e vendimit dhe njoftimin e subjekteve që operojnë në tregun e importit dhe përpunimit të mishit.

Masa pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun shqiptar, pasi Brazili prej vitesh është një prej furnizuesve të rëndësishëm me mish. Që prej vitit 2006, nga ky vend janë importuar produkte të mishit të viçit, derrit dhe pulës.

Mishi i importuar nga Brazili ka shërbyer gjithashtu si një burim i rëndësishëm lënde të parë për industrinë vendase të përpunimit të mishit.

Ndalimi i importeve pritet të hyjë në fuqi më 3 shtator, ndërsa AKU duhet të marrë masat për zbatimin e tij në përputhje me porositë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.