Zbardhet vendimi, SHKRIHET Kadastra e Vlorës
Është miratuar vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës, të cilat do të transferohen në Tiranë.
Me këtë vendim, Vlora humbet një tjetër institucion të rëndësishëm, pasi administrimi dhe menaxhimi i çështjeve të pronësisë nuk do të kryhen më në këtë qytet, por do të përqendrohen në kryeqytet.
Dokumenti zyrtar mban datën 23 janar 2026 dhe është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Sipas vendimit, ky ndryshim hyn në fuqi më 1 shkurt, datë nga e cila Vlora nuk do të ketë më një strukturë vendore të Kadastrës, duke shënuar kështu shpërbërjen e saj institucionale në nivel lokal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




