Lajm i mirë! Miratohet në Angli dhe Uells vaksina kundër HIV
Për herë të parë, NHS në Angli dhe Uells do të ofrojë një injeksion për parandalimin e HIV-it, duke ndjekur shembullin e Skocisë. Injektimi kabotegravir (CAB-LA) jepet vetëm gjashtë herë në vit dhe është një alternativë ndaj pilulave të përditshme PrEP.
Ky hap shihet si një përparim i madh për arritjen e synimit që të mos ketë më raste të reja të HIV-it deri në vitin 2030 në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se kjo formë parandaluese është më diskrete dhe praktike për persona që përballen me vështirësi sociale, si mungesë strehimi apo dhunë në familje. Injektimi rekomandohet për ata që janë në rrezik të lartë dhe që nuk mund ta marrin PrEP në formë tablete.
NHS ka rënë dakord për një çmim të reduktuar për trajtimin, i cili zakonisht kushton rreth 7,000 £ në vit për pacient.
Në të ardhmen, një tjetër injeksion, lenacapavir, mund të ofrojë mbrojtje edhe më të zgjatur, me vetëm një dozë në vit.
Organizatat shëndetësore kërkojnë përhapje të shpejtë të këtij trajtimi, jo vetëm në klinikat e shëndetit seksual, por edhe në mjedise të tjera për të kapur grupet më të margjinalizuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



