E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajm i mirë nga Australia: Qytetarët festojnë në mes të shiut, shuhen dy vatra masive zjarri
Publik News

Lajm i mirë nga Australia: Qytetarët festojnë në mes të shiut, shuhen dy vatra masive zjarri

Në qytetin e Sydney-t kanë nisur reshjet e shiut, të cilat janë pritur si asnjëherë më parë nga banorët.

Shiu ka ndihmuar në shuarjen e dy vatrave të mëdha zjarri në New South Wales, ndaj qytetarët kanë dalë në rrugë për të festuar.

Madje, pamjet e festës mes shiut që kanë ndarë në rrjete sociale po bëjnë tashmë xhiron e rrjetit.

Megjithatë, agjencia e motit në Australi ka bërë të ditur se reshjet e shiut në Sydney janë tre herë më të larta se reshjet mesatare të muajit shkurt gjatë viteve të kaluara.

Për më tepër, reshjet e mëdha kanë shkaktuar edhe përmbytje, duke ndërprerë energjinë elektrike në 100 mijë shtëpi.

Mirëpo, ky fakt duket se nuk i ka penguar apsak qytetarët për të festuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.