Lajm i mirë për të moshuarit, nga janari rriten pensionet
Kryeministri Edi Rama njoftoi se duke nisur nga janari, pensionet në Shqipëri do të rriten, duke përmbushur një nga premtimet elektorale të qeverisë. Ai shprehu kënaqësinë për vendimin, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për rritjen e standardit të pensionistëve.
“Mbrëmë i përcollëm Parlamentit projektbuxhetin 2026 dhe jam i lumtur të them se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Tani, me një ekonomi më të qëndrueshme, mund të realizojmë atë që kemi premtuar:, të rrisim pensionet çdo vit sipas objektivave tona. Nga janari, rritja do të jetë e shpërndarë muaj pas muaji mbi indeksimin e përvitshëm”, deklaroi Rama.
Ai theksoi se, në fund të mandatit, pensionet mesatare do të arrijnë nivelin e mëposhtëm:
-
Pensioni urban me vite të plota pune: 40,000 lekë (nga 27,350 lekë aktualisht)
-
Pensioni urban i pjesshëm: 22,000 lekë (nga 15,850 lekë)
-
Pensioni rural: 18,000 lekë (nga 11,500 lekë)
-
Pensioni familjar: 18,000 lekë (nga 11,400 lekë)
Rama shtoi se në vitet në vijim këto shifra do të dyfishohen, trefishohen dhe katërfishohen vit pas viti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



