Vrasje me thikë në Fier
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V.
Eshtë shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit.
Emri/ Sherr me thika në Fier, plagoset për vdekje 16-vjeçari
Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme, ndërsa mësohet se është gjetur nga kalimtarët në zonën e zonën e ‘Zogut të Zi’.
Trupi i pajetë dyshohet të jetë goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’.
Nga informacionet paraparake mësohet se viktim është shtetasi D. Vrenozi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



