E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lapaj dhe Shabani i bashkohen nismës së Shehit./Kodi zgjedhor në Kushtetuese
Lajme

Lapaj dhe Shabani i bashkohen nismës së Shehit./Kodi zgjedhor në Kushtetuese

Me 29 Gusht është dorëzuar padia e parë në Kushtetuese për Kodin Zgjedhor.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratua me votat e Partisë Socialiste dhe ato të deputetëve të PD, ndërsa ndryshohej formula e listave për deputetë.

Rezart Kthupi, i cili dorëzoi padinë i tha mediave se e ka dorëzuar padinë në emër të partisë së Shehit, pasi partitë e vogla opozitare kanë mendime të ndryshme juridike dhe vendosën që paditë t’i bëjnë të veçanta.

Dy parti të tjera opozitare i bashkohen nismës së Shehit, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani do të depozitojnë gjithashtu në Kushtetuese padi për të kërkuar shfuqizimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.