E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Laprakë/Vritet 17-vjeçarja , në gjendje të rëndë një 23-vjeçar
Lajme

Laprakë/Vritet 17-vjeçarja , në gjendje të rëndë një 23-vjeçar

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë.

Një 17 vjeçare ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një 23 vjeçar.

Mësohet se ka humbur jetën shtetasja Briselda Gjikola, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, 23 vjeçari Erjon Bengo.

Këta dy të rinj ishin në një makinë kur kanë rënë pre e një breshërie plumbash.

Ngjarja ka ndodhur në bllokun e pallateve “Gintash”.

“Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.”, njofton policia.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/atentat-me-arme-zjarri-ne-tirane-humb-jeten-17-vjecarja-plagoset-27-vjecari-detaje-609596/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.