E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lasgushin” na e mori Turqia, Balluku përgjegjësi të dyfishtë për mega dështimin e “Air Albania”
Lajme

Lasgushin” na e mori Turqia, Balluku përgjegjësi të dyfishtë për mega dështimin e “Air Albania”

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka nisur operacionin fshesa, për të gjithë drejtorët me të cilët punoi paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri.

Pavarësisht iniciativës së saj, duhet përmendur se Balluku është përgjegjëse për dështmin e madh të “Air Albania”. Sot kompania nuk funksionon më, ndërsa avioni i dhuruar nga “Turkish Airlines” i është kthyer mbrapsh Turqisë.

Balluku ishte një ndër personat që mbajti fjalim në inaugurimin e avionit, nën “petkun” e Drejtoreshës së Albcontrol. Ajo hodhi poshtë të gjithë akuzat e opozitës, ndërsa deklaroi se vetëm lyerja e “Lasgushit”, kushtonte 150 mijë euro. Asokohe ajo u pagëzua edhe me epitetin “shtriga kuq e zi e aviacionit”.

“Lasgushi bëri 4 fluturime, një ditën e inaugurimit dhe më pas me studentët e ekselencës, pensionistët dhe gazetarët. Këto udhëtime i kushtuan buxhetit të shtetit 60 mijë euro.  Me marrjen e postit të ri, përgjegjësia e Ballukut tashmë  është e dyfishtë, pasi “Albcontrol” është në varësi të ministrisë që ajo drejton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.