“Le Figaro”: Shqipërisë nuk i hapen negociatat nga Franca
Mafia shqiptare shpreson do të përfitojë një ditë nga anëtarësimi i planifikuar i Shqipërisë në Bashkimin Evropian për të zhvilluar aktivitetet e tyre në Francë. Qëndrimi vjen nga një dokument i kohëve të fundit të Ministrisë franceze të Drejtësisë.
Gazeta Le Figaro, që ka publikuar dokumentin citon se, “bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real”.
Në Francë, këto grupe e kanë përqëndruar aktivitetin në tre sektorë kryesorë: vjedhjet, drogat dhe kontrabandimi i emigrantëve.
Franca është një nga vendet që kundërshton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe qëndrimi i tyre duket se do të vijojë të jetë edhe më drastik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



