E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Le Pen flet pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale: Unë do e sjell Francën “në shina”!
Lajme

Le Pen flet pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale: Unë do e sjell Francën “në shina”!

Marine Le Pen është kundërshtarja  më e forte e Emanuel Macron në zgjedhjet presidenciale të Francës.

Teksa raundi i parë i nxori në balotazh të dy kandidatët, Le Pen u ka bërë thirrje atyre që nuk e kishin votuar Macronin të votojnë për të në raundin e dytë.

Ajo tha se do të ishte “presidentja e të gjithë francezëve” nëse zgjidhet në raundin e dytë dhe preku të gjitha temat e njohura për të cilat ajo bëri fushatë përpara zgjedhjeve, duke përfshirë rivendosjen e vlerave franceze, kontrollin e imigracionit dhe sigurinë për të gjithë, raporton BBC.

Nën thirrjet e mbështetësve të saj duke brohoritur “ne do të fitojmë”, ajo u zotua të “vendos Francën në binar brenda pesë viteve”. Le Pen njihet si një politikane që ka lidhje të fortë me Rusinë dhe miqësi me Vladimit Putinin.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për president të Francës do të mbahet pas dy javësh, më  24 prill.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.