E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, epiqendra dhe magnituda
Lajme

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke krijuar shqetësim tek banorët e zonës. Lëkundjet sizmike me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter u regjistruan në zonën e Lefkadës, në orët e para të mëngjesit të 17 nëntorit.

Ekspertët bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ishte pranë Agios Nikitas, dhe sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, ky tërmet konsiderohet relativisht i fortë.

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme materiale, por autoritetet paralajmërojnë për mundësinë e pasgoditjeve në orët në vijim.

Ky nuk është i vetmi aktivitet sizmik në rajon, pasi edhe ditën e djeshme u regjistruan lëkundje me magnitudë 3.4 ballë Rihter në jug të Spilios, Rethymno.

Banorët e zonës këshillohen të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për sigurinë.

termeti lefkada

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.