Tërmet në jug të vendit, lëkundje të forta në Këlcyrë
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnate, rreth orës 01:00, me epiqendër në fshatin Ballaban të Këlcyrës.
Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, thellësia fokale e tërmetit ka qenë rreth 10 kilometra, çka e bën lëkundjen të ndjehet dukshëm në sipërfaqe.
Qytetarë të shumtë nga Këlcyrë, Përmet, Gjirokastër, Berat dhe Skrapar kanë raportuar se kanë ndjerë lëkundje të forta, megjithëse të shkurtra në kohëzgjatje. Shumë prej tyre janë zgjuar në mes të natës nga dridhja që, sipas dëshmive, është ndier në disa zona për disa sekonda.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës dhe verifikimin e pasojave në terren.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



