Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë në Tiranë, në afërsi të zonës së Kamzës.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është ‘goditur’ nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë dhe në kryeqytet.

Rikujtojmë se tre ditë më parë, kryeqyteti u trondit sërish nga një tërmet me meganitudë 4.3 ballë.

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë

Publikuar nga Publik Media