E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës mbeten edhe 40 kuti
Lajme

Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës mbeten edhe 40 kuti

Sot është dita e nëntë e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Kanë mbetur vetëm 40 kuti deri në mbylljen e procesit, nga 1207 kuti që janë gjithsej për këtë qark.

Vijon trendi i thellimit të votave që kanë “humbur”: dy partitë kryesore në vend, të cilat kanë marrë më shumë vota në numërimin fillestar.

Partisë Demokratike do t’i hiqen 598 vota ndërsa Partisë Socialiste do t’i hiqen 381 vota.

Debate me përfaqësuesit e KAS
Partitë politike kanë pasur debate me përfaqësuesit e KAS, në lidhje me votat, ku qytetarët nuk kanë vendosur kryqin brenda kutisë përbri emrit, por jashtë saj. Këto vota janë cilësuar të pavlefshme nga KAS, që kundërshtohet nga partitë politike pasi sipas tyre vullneti i qytetarëve është shprehur.
Rinumërimi për qarkun e Tiranës pritet të mbarojë ditën e sotme, më pas ditën e hënë do të nisë rinumërimi për qarkun e Fierit e më pas edhe me rreth gjysmën e kutive të votimit për Durrësin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.