Lënia në fuqi e dënimeve për të akuzuarit e “Lazarati 2”, avokati: 11 koka turku, vrasësi i efektivit i lirë
Pas pasi Apeli i Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin për dosjen “Lazarati2”, që u shoqërua me tensione të mëdha në sallën e gjyqit, vjen reagimi nga avokati mbrojtës.

“Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm te drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’eshte marre vendimi të hetohet per vrasjen e Bashes. Asnje hetim, asnjë pyetje asgjë eshte vrare me nje plumb tjetër. Ne menyre te tille që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologjikishit kane qenë shumë rënde. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, tha avokati.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



