E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëri selfiet e mjekëve, merru me njerëzit në nevojë”, Rama: Si i gjen paratë për ajfon e internet?
Publik News

Lëri selfiet e mjekëve, merru me njerëzit në nevojë”, Rama: Si i gjen paratë për ajfon e internet?

Pas postimit të një fotoje në FB për një ndërhyrje kirurgjikale në Korçë, një qytetar i ankohet kryeministrit Edi Rama se jo vetëm që nuk gjen punë por edhe se nuk i japin ndihmën ekonomike pavarësisht se të ardhurat i ka zero lekë.

Por Rama i kërkon t’i tregojë se ku i gjen paratë për iPhone, internet dhe kafe në mes të qytetit.

REPLIKAT

Qytetari: Edhe një herë po ta them shih njerëzit në nevojë siç është rasti im me të ardhura mujore zero lek, ti punë jo që jo por edhe ndihmën ekonomike nuk ta jep pasi nuk e lejonka sistemi sipas drejtorisë së Shërbimit Social Durrës, lëri selfiet e mjekëve, por merru me njerëzit në nevojë, sa herë duhet ta përsëris.

Rama: Kur të më tregosh me shkrim këtu si i gjen paratë për ajfon e për internet e për kafe në mes të qytetit, atëherë do ta kuptosh edhe vetë pse kërkon atë që s’të takon, ndërkohë që për punë shko tek zyra e punës por ama mos i bëj naze ofertave siç bëjnë disa që thonë unë dua punë po e dua në shtet?

Qytetari: Shëndetësia falas? Ore e bëjnë operacionin se atë zanat kanë por si i bëhet atyre që thonë: “Eja te klinika ime private se s’ka laboratorë në shtet, apo s’kemi anestezi, shko merr medikamentin filan farmaci e lloj-lloj justifikimesh? Rritjuni rrogat atyre ju, rritjuni rrogat… Se na nxjerrin në dritë ata ne… Të shohin nga xhepat e s’të pranojnë analizat e bëra në shtet vetëm ti bësh ku duan ata! Në fund? haha ikin drejt vendeve në zhvillim si Gjermania e i bëjnë goolin Shqipërisë!

Rama: Shko në shkollë xhan shko në shkollë!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.