E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letërporosia  e SPAK për ish-zv.kryeministri Ahmetaj   : Na zbuloni  vendin ku logohet në FB
Lajme

Letërporosia e SPAK për ish-zv.kryeministri Ahmetaj : Na zbuloni vendin ku logohet në FB

Prokuroria e Posaçme i ka dërguar letërporosi kompanisë “Meta”, për të zbuluar vendndodhjen e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, pas postimeve në rrjetin social “Facebook” ku reagonte ndaj akuzave të ngritura ndaj tij.

Prokuroria e Posaçme mësohet se ë letërporosi i ka drejtuar disa pyetjeve zyrave qendrore te kompanisë “Meta” të Mark Zuckerberg, i cili ka pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas të dhënave, SPAK ka kërkuar informacione mbi vendin ku është loguar llogaria e Ahmetajt, me qëllim gjurmimin e vendndodhjes së tij. Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

Ish-zv.kryeministri ndërkohë është në kërkim ndërkombëtar për akuza të rënda që lidhen me aferat e inceneratorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.