E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizja për Universitetin proteston përpara Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Evis Kushit: Po përndiqen minorenët e protestës nëpër shkolla
Publik News

Lëvizja për Universitetin proteston përpara Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Evis Kushit: Po përndiqen minorenët e protestës nëpër shkolla

Lëvizja për Universitetin ka zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Arsimit.

Në shenjë revolte, ata kanë hedhur bojë të kuqe në godinë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Evis Kushi.

Studentët i kanë drejtuar ministres Kushi edhe një deklaratë ku shprehen se nuk është krim të protestosh, por krim janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla.

“Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni”,- thuhet në deklaratën e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.