E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshime në Krujë, Pogradec dhe Bulqizë
Lajme

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshime në Krujë, Pogradec dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa lëvizje të reja në strukturat drejtuese të policisë në disa komisariate të vendit.

Sipas vendimeve të fundit, Luan Sinanaj është liruar nga posti i shefit të Komisariatit të Policisë në Krujë dhe është caktuar në krye të Komisariatit të Pogradec.

Në vend të tij, drejtimin e Komisariatit të Krujës do ta marrë Santiljano Ndreu, i cili deri më tani ushtronte funksionin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Po ashtu, në kuadër të këtyre ndryshimeve është emëruar edhe Gentian Dedej në detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë në Bulqizë.

Këto lëvizje janë pjesë e një procesi riorganizimi të strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit, që synon rifreskimin e drejtimit në disa komisariate dhe përmirësimin e funksionimit të tyre në nivel lokal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.