E shtunë, 24 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizje në Shëndetësi, ish-drejtori i PD merr postin e rëndësishëm
Flash

Lëvizje në Shëndetësi, ish-drejtori i PD merr postin e rëndësishëm

Spartak Zekja është larguar nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mësohet se në vend të tij pritet të emërohet Arti Papajani, një emër i njohur nga administrata tatimore në të kaluarën. Papajani ka ushtruar detyrën e drejtorit të Tatimeve gjatë periudhës së qeverisjes së Partisë Demokratike.

Kjo është lëvizja e parë që ndodh në FSDKSh, pas emërimit të ministres së re të Shëndetësisë, Evis Sala.

Aktualisht, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë ndryshim.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur funksionarë të Partisë Demokratike përzgjidhen nga Edi Rama ose të besuarit e tij dhe emërohen në pozita kyçe.

Një shembull tjetër është ai i Genc Deromanjt, i cili u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës, ndonëse ai ishte anëtar i Kryesisë së PD-së. Po ashtu, Blendi Sulaj, i cili ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të PD-së, u emërua nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.