E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lëvizte i armatosur dhe me drogë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Publik News

Lëvizte i armatosur dhe me drogë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Është vënë në pranga nga policia një 32-vjeçar pasi lëvizte i armatosur dhe me drogë me vete. Në pranga përfundoi Erion Ymeri, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policise

Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëalker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.