E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë, arrestohen 6 persona dhe procedohen 15 të tjerë
Lajme

Lezhë, arrestohen 6 persona dhe procedohen 15 të tjerë

Operacionin antidrogë “Tempulli” është shtrirë në Lezhë, me qëllim goditjen e trafikut të narkotikëve.

Sipas informacioneve, gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë shtetas. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë.

Po ashtu janë sekuestruar dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa, si dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike dhe 1 mjet prerës (thikë).

Mësohet se në pranga kanë rënë përkatësisht; Agron Gajtani, Deart Xhelili, Ermir Hamidi, Albion Hajdini, Granit Bajraktari, Norik Sadiku.

Ndërkohë Megaoperacioni policor “Tempulli 3” është ende në vijim. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.