Lezhë/ U kap me armë zjarri dhe dy mina me telekomandë, arrestohet 48-vjeçari
Një 48-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar në Lezhë, pasi u kap teksa transportonte me makinë armë zjarri dhe dy mina me telekomandë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Arben Zagolli, i cili akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi:
I armatosur me armë zjarri dhe me dy mina me telekomandë, falë inteligjencës policore, parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



